Connect with us

Kosovë

Hajdutët i vjedhin 14 kompjuterë në një lokal në Prishtinë – I kapet targa nga kamerat

Publikuar

Ka ndodhur një vjedhje sot në orën 6:00 të mëngjesit në një lokal të lojërave kompjuterike në Prishtinë.

Në këtë lokal janë vjedhur 14 kompjuterë, të cilët kapin vlerëN 16 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur pronari i lokalit.

Lokali gjendet në Lagjen e Spitalit.

Ky lokal përmes një postimi në Facebook, ka incizuar personat që i kanë vjedhur kompjuterët, duke i incizuar edhe targën e veturës.

Ata po kërkojnë ndihmë për gjetjen e këtyre personave.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK