Sport
Hadërgjonaj me mesazh motivues: Jemi gati për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën

Përveç tifozëve, edhe lojtarët do të kenë një peshë të madhe nga emocionet, pasi si për ta, është hera e parë që kanë mundësi ta kualifikojnë Kombëtaren e Kosovës në një turne madhor (Evropian) brenda pak këtyre viteve që nga anëtarësimi në organizatat më të mëdha të futbollit.
Njëri nga ta është edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se është mëse gati për sfidën e së enjtes.
”Jemi gati për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën”, ka shkruar mbrojtësi i Kasimpasa.
Kosova luan me Maqedoninë e Veriut të enjten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të play-off të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/






















