Sport
Guti: Te Reali do ta transferoja Mbappen dhe Neymarin

Kampionët e La Ligas kanë qenë të lidhur me Mbappen që një kohë të gjatë, teksa shpresohet se një marrëveshje do të ketë në verën e vitit 2021.
Neymar, i cili në vitin 2017 nga Barcelona u transferua te PSG për një çmim rekord prej 222 milionë euro, ka qenë gjithashtu i lidhur me Madridin disa vite më parë.
“Unë do të nënshkruaja me Neymar dhe Mbappe për Real Madridin, ndërsa për Barcelonën nuk do të nënshkruaja me askënd, vetëm që Griezmann të qëndronte”, tha Guti, derisa qeshte kur po diskutonte për El Clasicon, përcjell lajmi.net.
Real Madrid dhe Barcelona takohen të shtunën në La Liga me fillim nga ora 16:00./Lajmi.net/






















