Connect with us

Sport

Grupi i Kosovës U21, pas humbjes ndaj Austrisë U21 – shuhen shpresat

Publikuar

Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi është mposhtur me rezultat minimal 0:1 ndaj Austrisë U21, shkruan lajmi.net.

Ishte një gol i vonshëm i minutës së 86’ që fundosi Dardanët e rinj, duke fundosur edhe shpresat për kualifikim.

Tashmë, Kosova me shtatë ndeshje të luajtura numëron gjashtë pikë, nëntë më pak se Austria në pozitën e dytë dhe 13 më pak se liderët, Anglia.

Shqipëria mban pozitën e tretë me 11 pikë, kurse Turqia ka shtatë pikë në pozitën pesë.

Vetëm Andorra ka situatë më të keqe sesa Kosova, duke numëruar një pikë më pak.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell grupin e Kosovës, grafikisht. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK