Connect with us

Uncategorized

Greqi: Partia politike e së djathtës ekstreme, Agimi i Artë, shpallet bandë kriminale

Publikuar

Pas një gjykimi që zgjati më shumë se pesë vjet, lidershipi i partisë neo-naziste greke që quhet “Agimi i Artë” është dënuar se ka udhëhequr një organizatë kriminale.

Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur jashtë gjykatës në Athinë derisa gjykatësit dhanë verdiktet e tyre ndaj 68 të pandehurve.

Në vitin 2012, Agim i Artë i kishte siguruar 18 ulëse në parlamentin grek, ndërsa grekët po sfidoheshin nga kriza e madhe financiare.

Hetimi kriminal mbi partinë filloi pas vrasjes së një reperi anti-fashist në vitin 2013, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Lideri Nikos Michaloliakos dhe gjashtë kolegët e tij u gjetën fajtorë për drejtimin e një grupi kriminal. Mbështetësi i tyre Giorgios Roupakias u shpall fajtor për vrasjen e muzikantit anti-racist dhe 15 të tjerë u dënuan për konspiracion lidhur me rastin.

Diku 2 mijë policën u vendosën rreth Gjykatës derisa mijëra protestues kërkonin dënime të rënda për grupin.

Presidentja greke Katerina Sekallaropoulou tha se verdikti ishte një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK