Sport
Greqi – Kosovë, pa gola në pjesën e parë, Aro në ditën më të mirë, priti edhe një penallti

‘Dardanët’ edhe pse me shumë mungesa, kanë janë organizuar mirë gjatë pjesës së parë, falë edhe formës së mirë të Aro Muric.
Muric në minutën e 18’ të ndeshjes bëri një super intervenim, duke pritur penalltinë e Anastasios Bakasetas, shkruan lajmi.net.
Edhe pas penalltisë, Muric bëri disa pritje të mira, duke e mbajtur të paprekur portën.
Në minutën e 34’, Kosova u detyrua të bënte zëvendësimin e parë, me Florent Loshajn që u largua nga fusha shkaku i lëndimit, dhe në vend të tij hyri Anel Rashkaj./Lajmi.net/




















