Kosovë
Gjuriq: Është në interesin e Serbisë që t’i forcojë raportet me vendin më të fuqishëm në botë – Amerikën

Marko Gjuriq që është dërguar ambasador i Serbisë në SHBA, ka thënë se ‘është zgjedhur në këtë pozitë në kohën kur të dy vendet janë duke ridefinuar raportet mes vete, pavarësisht të kaluarës”.
Ai ka thënë se ‘pavarësisht të kaluarës dhe kundërshtimeve Serbia dhe Amerika mund të ndërtojnë raporte miqësie dhe mund të jenë vende aleaten.
Gjuriq poashtu ka thënë se ‘është në interest të Serbisë që të promovojë të hapë kanale të reja bashkëpunimi me ushtrinë, politikën dhe fuqinë më të madhe në botë”, shkruan Tanjug, përkthen Periskopi.





















