Kosovë
Gjuajtje me armë nga dy vetura në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Prishtinës.
Kjo ngjarje ka ndodhur nga disa persona në dy vetura të cilët kanë qenë në lëvizje, shkruan Gazeta Insajderi.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se policia ka ndal në vend ngjarje dhe se është duke u trajtuar rasti.






















