Connect with us

Sport

Gjilani dhe Arbëria i japin fund xhiros së pestë në Superligën e Kosovës

Publikuar

Ndeshja mes Gjilanit dhe Arbërisë është ajo që i jep fund xhiros së pestë në kampionatin elitar të futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.

Nënkampionët e edicionit të kaluar presin skuadrën e promovuar këtë edicion, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Arbërisë luhet me fillim nga ora 15:00.

Në letër, vendasit shihen si favoritët, por pasur parasysh mënyrën se si Arbëria ka nisur sezonin, asgjë nuk është e papritur.

Mbetet të shihet se kujt do t’i takojnë tri pikët në këtë takim. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK