Sport
Gjiganti francez vihet pas Mandzukic

Më 5 korrik, ish lojtari i ekipit kombëtar të Kroacisë, ka përfunduar kontratën e tij me Al Duhail të Katarit, dhe po vazhdon të jetë në kërkim të një klubi të ri.
Ai u përmend si një transferim potencial i Besiktas, por transferimet dështuan.
Lojtari kërkoi edhe nga Fenerbahce, por kërkesa e tij për pagë prej pesë milionë euro, nuk u pranua nga klubi turk.
Është tani gjiganti francez, Marseille, që po kërkon Mandzukicin, pasi ka probleme të mëdha me sulmin këtë sezon, me lojtarët e këtij reparti që nuk po arrijnë të kapin formën.
Para se të nisej në Katar, Mandzukic luajti për Juventusin, Atleticon, Bayernin, Wolfsburgun dhe Dinamon./Lajmi.net/





















