Connect with us

Kosovë

Gjendet i vdekur roja e një lokali në Ferizaj

Publikuar

Një roje e një lokali ku punonte është gjetur i vdekur në Ferizaj.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Hajdini ka bërë me dije se për rastin janë njoftuar nga pronari i lokalit, ndërkohë që ka shtuar se i njëjti ka ndodhur dje.

“Ne jemi informuar se është gjetur i vdekur një roje që ka qenë duke e siguruar një objekt afarist në fund të rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, ka vdekur në një. Pronari i lokalit na ka njoftu ne edhe ekipet mjekësore, të cilat e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është i moshës 60-vjeçare. Vdekja dyshohet se është natyrale, meqenëse dyshohet se viktima ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK