Sport
Franca tregon forcën përballë Ukrainës

Kampionët e botës së vitit 2018 shkëlqyen përballë Ukrainës në ndeshjen e zhvilluar në ‘Stade de France’.
Eduardo Camavinga hapi serinë e golave, për të vazhduar me Oliver Giroud, që shënoi dy herë, shkruan lajmi.net.
Vitali Mykolenko i Ukrainës, shënoi në portën e tij, për të çuar në 4:0 epërsinë e Francës.
Viktor Tsygankov në fillim të pjesës së dytë, ngushtoi epërsinë në 4:1.
Në vazhdim Franca shënoi tri gola të tjerë, përmes Corentin Tolisso, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe./Lajmi.net/





















