Connect with us

Uncategorized

Franca me kufizime të reja: Vendoset orë policore gjatë natës në Paris dhe 8 qytete të tjera

Publikuar

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se janë vendosur masa të reja ndaj COVID-19, ku kësaj radhe njerëzit do të duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit në Paris dhe tetë qytete të tjera në Francë.

Ora policore do të hyjë në fuqi nga e shtuna dhe do të zgjasë për të paktën katër javë, tha Macron në një intervistë televizive, shkruan BBC.

Rreth 22,951 raste  të reja u konfirmuan të mërkurën atje. Në të gjithë Evropën, qeveritë po futin kufizime të reja për të luftuar një valë të dytë të koronavirusit.

Sot u raportua se  në Kataloni  baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK