Kosovë
Flet nënkryetari i komunës së Istogut rreth arrestimit të Haki Rugovës

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova është arrestuar me urdhër të prokurorisë.
Rugova është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Perveç Kryetarit të Istogut është ndaluar edhe nënkryetari dhe një zyrtar i Komunës së Istogut.
Periskopi ka kontaktuar me nënkryetarin e kësaj Komune, Agim Ademaj i cili thotë se nuk është i informuar për arrestimin e Haki Rugovës.
”Nuk kam dijeni. Prej mediave e kuptova edhe unë. Ta shohim në vijim do të informohemi edhe ne nga organet kompetente”, tha shkurt Ademaj.
Sipas burimeve të KALLXO.com të njëjtit janë ndaluar nëm dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit






















