Kosovë
Flet Grenell: Të gjitha falenderimet i takojnë Trumpit për pikën operacionale në Merdare

I dërguari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë u bë falë angazhimit të Presidentit Donald Trump, së cilit i është edhe mirënjohës.
Në reagimin e tij, Richard Grenell po ashtu falënderon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për bashkëpunim në zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, njofton Klan Kosova.
”Hap i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, shkruan Grenell.
Këtë zhvillim e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.






















