Connect with us

Sport

Fjalët e Haxhi Krasniqit si kampion bote

Publikuar

Krasniqi e vendosi fitoren në rundin e tretë me një nokaut të tmerrshëm. Pas meçit Krasniqi është parë shumë i lumtur derisa ka thënë se e ka pritur këtë sukses plotë 15 vjet.

“Kjo është dita më e madhe dhe më e bukur në jetën time. Nuk ka para në botë që më bëjnë të ndihem kaq mirë. Mund të bëj boks edhe njëmijë herë të tjera, por kurrë nuk do ta harroj këtë ditë”, tha Krasniqi për ARD pas meçit.

”Kjo luftë zgjati 15 vjet. Kam përjetuar ulje dhe ngritje, kam qarë. Shumë falënderime për të gjithë që besuan në mua”.

”Unë uroj që Dominic të kthehet i fortë. Ne jemi një familje e madhe, ne fitojmë së bashku, ne humbasim së bashku”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/