Connect with us

Kosovë

Fitore e madhe për Qeverinë Hoti: Kalon në lexim të parë Ligji për Rimëkëmbje

Publikuar

Një fitore e madhe për Qeverinë Hoti dhe për Kosovën sapo ka ndodhur para pak çastesh, pasi kaloi me 64 vota për Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike – i propozuar nga Qeveria. 

Kjo është pa mëdyshje edhe një fitore e madhe edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës që u dëmtuan rëndë nga pandemia.

Por, tashmë Qeveria Hoti do të ketë presion më të vogël – e i cili ishte rritur shumë gjatë javëve të fundit për shkak të dështimeve të vazhdueshme për ta kaluar këtë ligj.

64 vota për u siguruan në këtë votim – një numër i konsiderueshëm marrë parasysh që Qeveria nuk mund t’i bënte as 60 në gjashtë votimet e kaluara, shkruan Periskopi.

Kryetarja Vjosa Osmani sapo dëgjoi duartrokitjet tha se “ka kaluar ligji vetëm në lexim të parë”, ndërkohë që Arben Gashi i LDK-së tha se mirëprisnin sygjerimet e partive të tjera. /Periskopi 

NA NDIQ NË FACEBOOK