Kosovë
Fiton Nobelin poetja me shkollë të mesme: Kush është Louise Glucku?

Është ndarë tashmë edhe Nobeli për Letërsi 2020 dhe i cili sërish nuk shkon për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Ky çmim i është ndarë poetes dhe eseistes Louise Gluck.
Kryesuesi i komitetit të Nobelit, Anders Olsson, tha se zëri i Gluckut ishte “i çiltër dhe i pakopromis dhe sinjalizon që kjo poete dëshiron të kuptohet. Ajo ka humor dhe zgjuarsi thumbuese.”
Më tej, thuhet se “edhe në autobiografinë e saj, prapavija është e rëndësishme për punën e saj, ajo nuk mund të merret si një poete që rrëfehet. Ajo mësyn univerzalitetin… Tri karakteristikat që përsëriten në punën e saj: çështja e jetës familjare, inteligjenca e rreptë por lojcake, dhe sensi i rafinuar i kompozimit.”
Gluck është vetëm gruaja e 16 që e ka fituar çmimin Nobel për Letërsi. Por kush është ajo?
Gluck është një eseiste dhe poete 77 vjeçare që ka fituar edhe më herët shumë çmime të rëndësishme letrare, përfshirë Pulitzerin, National Book Award etj.
Louise është lindur në New York City më 22 prill të 1943-s, dhe është e bija e një biznesmeni dhe e një amviseje.
Gjyshërit nga ana e babait janë hebrej të Hungarisë që kishin emigruar në ShBA.
Nobelistja nuk ka ndjekur fare arsimimin e lartë për shkak të një sëmundjeje që kërkonte trajtim psikanalitik. Për këtë gjë, ajo ka thënë: “…gjendja ime emocionale, rigjiditeti ekstrem i sjelljeve dhe varësia frantike mbi shprehitë i bënë format e tjera të edukimit të pamundura”.
Ndër veprat e saj më të përmendura është “Triumfi i Akilit” dhe “Ararati”.






















