Connect with us

Lajme

Fillon viti i ri shkollor në Maqedoni, ministrja Carovska thotë se gjithçka do të shkoj në rregull

Publikuar

Rreth 270 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, sot fillojnë vitin e ri shkollor, disa prej të cilëve me prani fizike sipas protokollit për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa shumica përmes platformës onllajn. Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar shumë pasiguri në lidhje me zbatimin e mësimdhënies për nxënësit.

Ministraj e Arsimit Milla Carovska e shoqëruar edhe nga kryeministri Zaev nga një shkollë në Komunën e Karposhit uroi fëmijëve fillimin e vitit shkollor.

“Ky vit shkollor do të jetë ndryshe, por jam e sigurt se do të jetë interesant, për të gjithë ju, ju të gjithë keni maska mbrojtëse me shumë ngjyra, duken interesante, duhet vazhdimisht të flisni me mësimdhënësit tuaj për atë se pse i lani duart shpesh, dhe kjo është interesante, të gjitha shërbimet e shkollave i keni këtu për të ju shpjeguar gjithçka” ju drejtua ministrja Carovska fëmijëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK