Lajme
Filipçe: Mbani maska, ruani veten nga ndotja dhe virusi

Ndotja e lartë e ajrit do të jetë temë e njërës nga seancat e radhës së Këshillit të Sigurimit deri në fund të vitit. Në të pritet të marin pjesë përveç anëtarëve të përhershëm të këshillit, edhe eskpertë, sidomos marë parasysh ndikimin që ndotja e ajrit ka në përhapjen e pandemisë.
Ministri Filipce pranon se ndotja ndikon prandaj apelon për respektimin e mbajtjes së maskës edhe jashtë por hedh poshtë akuzat se Qeveri nuk ka bërë asgjë për të ulur ndotjen
“Është e vërtetë që ka studime që tregojnë se grimcat PM10 mundësojnë transmetim më të madh të virusit dhe në atë kuptim është rekomandimi i miratuar me ndryshimin e Ligjit, për mbajtjen e detyrueshme të maskave në çdo hapësirë të jashtme, së pari sepse është e rëndësishme që të gjithë të mbrojnë shëndetin, qoftë edhe nga gripi sezonal sepse kapacitetet spitalore janë shumë të rëndësishme për ne në këtë kohë pandemie, dhe natyrisht për të mbrojtur veten nga ajri i ndotur. Kjo qeveri ka bërë maksimumin për uljen e ndotjes. Ne bëmë investime të mëdha për ajrër të pastër, ndamë subvencione për kondicionerët, gazifikimin e objekteve shëndetësore, me hapa konkretë kemi treguar se si e trajtojmë atë problem” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe akuzon opozitën se del në protesta kundër menaxhimit të dobët të pandemisë dhe kundër ndotjes, pa maska dhe me automjete./TVM2/


















