Connect with us

Sport

Festa patriotike pas shpalljes kampion bote në boks, Haxhi Krasniqi këndon këngën “Besa-besë”

Publikuar

Boksieri nga Kosova  ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel.

Ky triumf në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë bëri që Krasniqi të fitojë titullin e botës në peshat gjysmë të rënda në IBO dhe WBA.

Festa e boksierit nga Juniku, por edhe e gjithë shqiptarëve ishte e madhe, pasi është hera e parë që kemi një kampion bote.

Megjithatë, Haxhi Krasniqi nuk ka harruar asnjëherë rrënjët e tij dhe festa e pas meçit nuk kishte se si të mungonte me këngë patriotike.

Në një video të publikuar në Facebook, Krasniqi shihet teksa feston dhe këndon këngën e njohur “Besa-Besë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK