Connect with us

Sport

FC Prishtina superiore përballë Besës, Drenica thellon krizën e Llapit

Publikuar

më

Te Prishtina në formën më të mirë ishte sulmuesi Otto John, që shënoi ‘het-trik’, shkruan lajmi.net.

Kryeqytetasit kaluan në epërsi që në minutën e 3’ nëpërmjet sulmuesit Otto John. I njëjti lojtari shënoi në minutën e 25’, për 2:0.

‘Het-trikun’ e tij John e kompletoi në minutën e 60’, duke shënuar për 3:0.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Mërgim Pefqeli, që realizoi në minutën e 74’.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Drenica ka mposhtur Llapin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, 0-1.

Skuadra e Llapit mbetet në vendin e fundit në Superligë dhe pa fitore, pas gjashtë javësh./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK