Connect with us

Uncategorized

Fauci tregon se kur vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati

Publikuar

Virologu i njohur amerikan Anthony Fauci është shprehur se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para fundit të vitit 2020 nëse provohet të jetë “e sigurt dhe efektive”.

Fauci ndër të tjera tha se dozat e para do të jenë të kufizuara dhe do t’u shkojnë njerëzve sipas një përparësie të caktuar – dhe se do të duheshin “disa muaj në 2021” para se vaksina të ishte më gjerësisht e disponueshme.

Ai shtoi se vaksina nuk do të zëvendësonte nevojën për masa të shëndetit publik për të mbrojtur njerëzit nga virusi për një kohë të konsiderueshme.

Pavarësisht deklaratës optimiste të virologut të njohur, amerikanët shprehen skeptikë lidhur me vaksinimin kundër Covid-19. Një sondazh i CNN tregon se mbi 50% do të pranojnë injektimin e saj, nëse do të ishte me çmim të ulët.

Trendi është në rënie të fortë, pasi disa javë më parë ky nivel ishte 66%. Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se nëse shumica e popullatës nuk vaksinohet, Shtetet e Bashkuara mund të mos arrijnë imunitetin e masës kundër koronavirusit të ri.

Ndërkohë, Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë konfirmoi se Covid-19 përhapet edhe përmes ajrit. Gjithashtu, thekson se qëndrimi në kontakt të ngushtë për një kohë të gjatë, veçanërisht pa maska, rrit shanset për përhapjen e infeksionit. Ndër të tjera, liston këndimin dhe ushtrimet fizike, që kërkojnë frymëmarrje të shpeshtë, si aktivitete që shtojnë shanset për transmetimin e Covid-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK