Connect with us

Lajme

Familja Salihi nga Shkupi kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së vogël në Turqi

Publikuar

Familja Salihi nga Shkupi kërkon ndihmën e njerëzve të mirë dhe solidarë që të ndihmojnë shërimin e vajzës së tyre të vogël vetëm dy vjeçe, e cila është e diagnostifikuar me Amniotik Band Syndrome!

Nora Salihi deri më tani me ka bërë disa intervenime kirurgjike në këmbë dhe dorë, por pa ndonjë sukses.

Për shërimin e saj të plotë dhe shpëtimin e jetës së këtij engjulli në Turqi nevojiten 56, 100 euro.

Familja Saliu kërkon ndihmën e secilit që ka mundësi të realizohen ky operacion.

Më posht mund ta lexoni rrëfimin e prindërve për vajzën e vogel:

E tërë kjo filloj në ditën kur ajo lindi duke mos patur ndonjë njohuri paraprake apo paralajmrim në lidhje me këtë sindromë. Gjatë shtatzanisë gjithçka ishte në rregull!

Por ja që nga dita që ajo lindi gjithçka për njëherë ndryshoj dhe befas u shfaqën emocione pikëllimi, dhimbje. Gjatë tërë kohës ajo ishte në spital (inkubator)por edhe më e keqja ishte që një kohë të caktuar neve nuk kishim dije se si ka ndodhur, çfarë ishte arsyeja dhe nëpër korridore stafi mjeksorë shpreheshte i habitur me rastin, por, neve si prind akoma na mungonin përgjigjet dhe më pastaj çfarë si orientim! Pas një kohe ndërmjet përpjekjeve miqësore arritëm të gjenim Kirurgun e vetëm i cili na ofroj nje mendim të vetëm dhe konkret. Menjëherë më pas u bë edhe operimi i parë i vajzës i cili ishte edhe mjaft i rrezikshëm sepse kishte hapsirë që ta humbim këmbën dhe më pastaj nuk diheshte se çfarë është zhvillu brenda këmbës apo ndoshta edhe mungonin gjymtyra tjera. Pas kësaj intervence kirurgjike e cila ishte edhe vendimarrëse për shpëtimin e këmbës në vazhdimsi gjatë këtyre dy viteve kemi bërë edhe intervenca tjera kirurgjike (gjithsej 4 intervenca të medha dhe 4 më të vogla); plastike në përpjekje të përmirësimit të deformiteteve të shfaqura nga lindja në këmbë dhe në dorë.

Tani pas dy viteve mjekimi dhe trajtimi i më tutjeshëm për vajzën tonë nuk janë të mjaftueshme në vendin tonë, në fakt na është propozuar që trajtimin dhe intervencat kirurgjike t’i bëjmë në Turqi! Gjithmon jemi mbështetur në këshillat dhe sygjerimet e mjekëve, tani, po na përsëritet e njejta që Ne duhet të reagojmë shpejtë në trajtimin mjeksorë të vajzës sonë. Në një kohë kur Ne kemi një shpresë, në të njejtën kohë kemi dhe presion finansiar sepse kjo duhet të bëhet shpejtë me një trajtim i cili zgjatë diku 3 – 4 muaj (Acyloplasty and posterior capsule release + Deformity correction with external fixator, large bone, multi-level+pev recurrence soft tissue surgery + plaster including pelvic manipulation)

Qëllimi ynë kryesorë është që me ndihmën dhe kontributin e juaj të kemi hapsirë të mbledhim mjetet e duhura financiare për mjekimin e vajzës në Turqi, EUR 56,100!

Duke shkruar këtë tekst nga brenda ndjej një ndjenjë të cilin nuk di si ta përshkruaj, por, në të njejtën kohë më duhet të gjej edhe guximin që të kërkoj dhe të lus njerëzit e mirë që së bashku të krijojmë një rrëfim të suksesshëm.

Bekime mbi ju dhe familjet e juaja!

Linku ku mund të bëni donacionin tuaj: https://gf.me/u/y5nttt

NA NDIQ NË FACEBOOK