Connect with us

Lajme

Emërimi i drejtorëve, ja çfarë thotë Komisioni për Anti-korrupsion

Publikuar

Anti-korrupsioni në Maqedoni kishte kritika edhe për emërimin e drejtorëve nga ana e ekzekutivit.

“Mendoj që edhe këto që tregohen paraprakisht, ky drejtorët këtu, ai atje këta gjitha janë koftra-produktive. Duhet të lihet hapësirë për konkurrim profesionistëve që do të marrin pjesë në ato konkurse publike dhe me ide më të mira dhe me plane më të mira të ulen në atë vend, e jo kështu me ndarje.”,- tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

Anti-korrupsioni vlerëson se për të gjithë drejtoritë duhet shpallet konkurs dhe të zgjidhen njerëz të cilët me aftësitë e tyre dhe me përgjegjësi e sukses të udhëheqin me institucionet, raporton TVM2.

NA NDIQ NË FACEBOOK