Connect with us

Lajme

Edita Tahiri – Lajçakut: Serbia të ndryshojë Kushtetutën e saj duke hequr Kosovën nga ajo

Publikuar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Lajçak ka kërkuar që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për të zbatuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës është dashur të kërkojë që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën duke e hequr Kosovën nga Kushetuta e saj, por sipas saj nuk kemi dëgjuar për diçka të tillë.

Ajo tregon se kur ishte Kryenegociatore kishte dërguar një memorandum në BE për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë.

Postimi i plotë:

Emisari i BE për dialog Laicak kërkoi zbatimin e Asociacionit madje paska shkuar më larg duke kerkuar ndryshimin e kushtetutës së Kosovës. Qeveria jonë u desht të kërkojë qe Serbia ta ndryshojë kushtetutën duke hequr Kosovën nga kushtetuta e saj. Por nuk degjuam se Qeveria jonë ka kërkuar dicka te tillë. Gjatë kohës sime si Kryenegociatore në dialogun e Brukselit kam kerkuar vazhdimisht si dhe kam derguar një memorandum tek BE-ja per heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, duke theksuar se kjo është pikenisje drejt njohjes reciproke.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë e nevojshme që të ndryshohej edhe Kushtetuta.

Këto komente, Lajçak i ka bërë nga Beogradi pas takimit që ka mbajtur të enjten në mbrëmje me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se gjatë 25 takimeve në Prishtinë, asnjë nga bashkëbiseduesit e tij nuk e kishte mohuar themelimin e Asociacionit si obligim i dalë nga marrëveshjet me Serbinë të nënshkruara nën ndërmjetësimin e BE-së më 2013 dhe 2015.

“Askush nuk ka thënë se kjo është e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibël. Nëse merremi vesh për gjëra serioze, atëherë natyrisht se kjo duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë” kishte thënë Lajçak.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK