Connect with us

Lajme

E turpshme: Para xhamisë dikush thyen dhe vjedh veturën e kosovarit

Publikuar

Mbrëmë para xhamisë Isa Beg në Shkup ka ndodhur një ngjarje e pahijshme. Dikush ka guxuar që duke e thyer xhamin e veturës Golf me targa të Kosovës, të vjedhë gjithçka që ka gjetur brenda. Por pronari i dëmtuar ka bërë një apel emocionues.

Ja postimi i tij i plotë:

“Vëlla i Shqiptar, ti që pram nga ora 18:00 – 21:30 para Xhamisë Isa Beg në Shkup na e theve kerrin…. E di që ky mesazh do të arrij tek ti. Na lëndove shumë në këtë ditë xhumaje, krejt ti bëjmë hallall, nuk po ti lypim kamerat e dronin e telefonin, kuferat apo dëmin që i bëne kerrit… Sjelle diku vetëm Lap Topin, Memory Kartat dhe sexhadën e shokut tim, të cilën e kishte blerë në Qabe. Këto nuk të bëjnë punë ty aspak, vetëm neve dëm të madh dhe ty dënim në këtë dunja dhe tjetren.”

NA NDIQ NË FACEBOOK