Connect with us

Kosovë

E papriur: Presidenti Thaçi nënshkruan dekretin e Konjufcës për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni

Publikuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dje dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlora Çitaku do të kthehet përfundimisht në Kosovë pas pesë vitesh shërbimi të suksesshëm në Washington.

Procesi i kthimit të ambasadores u bë temë madje edhe politike kur u iniciua nga ish kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ky vendim tashmë është nënshkruar nga presidenti i vendit, z.Hashim Thaçi, përcjell Periskopi.

Sipas këtij drektei, persidenti Thaçi ka urdhëruar largimin e ambasadores Çitaku nga misioni diplomatik në ShBA.

 “Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Untitled