Connect with us

Sport

E kaloi në listën e golashënuesve, ‘Fenomeni’ i shkruan Neymarit: Vetëm qielli është kufiri!

Publikuar

Me golat e tij, Neymar kaloi Ronaldon dhe tani ka 64 gola, para tij është vetëm Pele me 77 gola në fanellën e verdhë.

‘Fenomeni’ e përgëzoi bashkatdhetarin e tij përmes një shkrimi të gjatë në Instagram.

“Ai luan shkëlqyeshëm, asiston, godet, driblon. Vetëm qielli është kufiri, fluturo djalë! Ju shkruat një histori të mrekullueshme. Ai është i kompletuar dhe gjithnjë e më shumë një lojtar i pjekur”.

”Ajo arrihet nga presioni jashtë fushës që ndonjëherë është më sfidues sesa vetë topi. Më thuaj tani: Nga kemi ardhur, ku kemi arritur? Kush do të na tregojë se çfarë është e pamundur? Vazhdoni të besoni në talentin tuaj, sepse askush nuk mund ta marrë atë nga ju. Keni shumë rekorde për të thyer. Jam krenar që shoh brazilianët në majë”, shkroi Ronaldo. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK