Sport
E braktisi ndeshjen kundër Veronës për shkak të një dëmtimi, Juventus sqaron gjendjen e Bonuccit në prag të Barcelonës

Puna që po bëhet te Juventusi është e madhe, Pirlo po mundohet që të injektojë te lojtarët filozofinë e tij, me trajnerin që ende nuk po arrin të krijojë një skuadër me ide. Rezultati 1-1 në ndeshjen e fundit kundër Veronës në kampionat, tregoi edhe një herë problemet që po has klubi bardhezi. Gjendja e lojtarëve është një tjetër indicie që po shqetëson teknikun italian.
Në ndeshjen e fundit kundër veronezëve, mbrojtësi Leonardo Bonucci u zëvendësua duke krijuar panik te skuadra. Megjithatë klubi bardhezi njoftoi kushtet fizike të Bonuccit. “ Po ju përditësojmë me situatën e Leonardo Bonuccit. Testet, të cilave iu nënshtrua sot, nuk zbuluan ndonjë dëmtim të muskujve në kofshë. Lajm i mirë. Megjithatë gjendja e tij do të monitorohet dita-ditës”.
Shkruhej në komunikatën e klubit bardhezi.Sigurisht që një lajm i tillë qetëson në një farë mënyre Pirlon, pasi ditën e mërkurë do të luajnë kundër Barcelonës për Champions League, përcjell Dosja.al.






















