Connect with us

Kosovë

Driton Selmanja zotohet për luftë “tepër të vendosur” kundër korrupsionit, kërkon mbështetjen e shoqërisë

Publikuar

Zv.kryeministri Driton Selmanaj ka bërë një status në Facebook ku sulmon ashpër kritikët e Qeverisë Hoti pas skandaleve për vjedhjet në dy institucione shtetërore. 

Selmanaj, nga LDK, ka deklaruar se ata që e bëjnë fajtore qeverinë “nuk kanë njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

Më tej, z.Selmanaj ka sulmuar edhe ata që po kërkojnë dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami – duke thënë se kjo nënkupton dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë publike, transmeton Periskopi.

Ai zotohet se qeveria në të cilën bën pjesë është “tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit” si dhe ka kërkuar mbështetje nga shoqëria për këtë betejë.

Statusi i plotë: 

Kushdo që e bën fajtore qeverin për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.

Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional.
Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës.

NA NDIQ NË FACEBOOK