Connect with us

Sport

Drita tregon karakterin e kampiones, fiton me përmbysje ndaj Feronikelit

Publikuar

Në një terren mjaft të vështirë në ‘Rexhep Rexhepi’, Drita ka arritur të përmbys Feronikelin për tri pikët e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kampionët në fuqi gjenin veten në disavantazh pas golit të Mendurim Hotit, gol ky që u shënua qysh në minutën e 20’ të takimit.

Drita arriti të reagonte vetëm në minutën e 53’, kur Astrit Fazliu shfrytëzoi mirë asistimin e Erjon Vucaj, për barazimin 1:1.

Përmbysjen e Feronikelit e bëri Kastriot Rexha, kur në minutën e 68’ shfrytëzoi asistimin e Xhevdet Shabanit.

Me këtë fitore, Drita numëron 6 pikë në dy ndeshje, kurse Feronikeli pas pesë ndeshjeve mbetet me pesë pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK