Connect with us

Sport

Donis Avdijaj në testet te skuadra holandeze

Publikuar

Anësori nga Kosova do të stërvitet me FC Emmen në Holandë. 24 vjeçari që është paraqitur gjashtë herë për Kosovën, do të ketë mundësinë të provojë se meriton një vend te skuadra nga Eredivisie.

Avdijaj në Holandë është i njohur tashmë, pasi ka qenë pjesë e dy skuadrave, Roda JC dhe Willem II. Në të dy skuadrat është paraqitur në 32 ndeshje zyrtare, duke shënuar 12 gola dhe tetë asistime.

Lojtari ka dalë nga akademia e Schalke, te e cila skuadër i kanë pasur pritëshmëritë e mëdha.

Karriera e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë, teksa për t’u harruar i pati edhe aventurat në Trabzonsport në Turqi dhe Heart në Skoci./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK