Connect with us

Sport

Dita kur Adriano bëri një nga driblimet më të mira në historinë e futbollit

Publikuar

Para fillimit të sezonit të ri, UEFA është përkujdesur që ndjekësve të saj në rrjetet sociale t’ua kujtoi mjeshëtrinë e sulmuesit legjendar brazilian, Adriano.

Në këtë ditë, 16 vjet më parë, braziliani bëri një driblim të pabesueshëm në ndeshjen mes Valencias dhe Interit.

Përmes lëvizjes së tij fantastike, Adriano kaloi topin mes këmbeve të David Navarro, dhe në vazhdimin e aksionit, ishte shumë afër të shënonte nga një “kënd i vdekur”.

Adriano ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë në ato vite dhe në gjashtë vite tek Inter shënoi një numër golash spektakolar.

Gjatë karrierës së tij, ai kishte probleme të mëdha me alkoolin, kështu që pasi u largua nga Inter në vitin 2009, ai veshi por nuk kishte sukses në fanellat e Flamengo, Roma, Corinthians dhe Paranaense. Ai përfundoi karrierën e tij në vitin 2016 në Miami./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK