Sport
Dita e shtunë vjen me shumë ndeshje futbolli, ‘El Clasico’ mbetet kryesorja

Sigurisht që kryendeshja mbetet ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit që luhet në ‘Camp Nou’ me fillim nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.
Por, gjatë ditës në orarë ka edhe shumë ndeshje tjera në ligat tjera, që do të plotësojnë këtë ditë për tifozët e futbollit.
Në Premierligë luhen katër ndeshje, me Manchester United që pret Chelsean në ‘Old Trafford’ nga ora 18:30.
Ligue 1 e Francës ka në orar dy ndeshje, dhe njëra prej tyre është mes PSG-së dhe Dijonit të Bersant Celinës.
Në Serie A pritet që Vedat Muriqi të startojë nga minuta e parë në ndeshjen Atalanta – Bologna, ndërsa në Gjermani, luhet derbi mes Borussia Dortmund dhe Schalke./Lajmi.net/























