Connect with us

Sport

Dimitris Limnios: Kërkojmë tri pikë ndaj Kosovës

Publikuar

më

Sulmuesi Dimitris Limnios, në konferecën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës ka qenë i qartë. Greqia gjithmonë kërkon të fitojë dhe këtë do ta kërkojë edhe ndaj Kosovës.

Ai e ka vlerësuar Kosovën një kundërshtar të vështirë, por për të kërkuar lidershipin në grup dhe Ligën B, Greqia duhet t’i mposht ekipet e dobëta të grupit, pasi që Sllovenia është në luftë direkte me helenët për Ligën B.

“Natyrisht që jemi paksa të lodhur, por të gjitha skuadrat kanë kaluar tetor të vështirë. Përndryshe të gjithë jemi gati për ndeshje dhe me përgatitjet e fundit besoj në 100% ndaj Kosovës”, ka thënë Limnios.

Presioni për rezultate: “Nuk kemi presion të madh, marrim ndeshjet një nga një. Por, Kosova pritet të jetë më e vështirë se Moldavia, pasi që ata mund të rrezikojnë. Ne do të kërkojmë 3 pikët për të mbetur liderë”, ka thënë mbrojtësi i Kolnit.

Kundërshtari më i vështirë në grup: “Nuk ka ndeshje të lehta në Ligë të Kombeve sepse fuqitë e skuadrave janë të njëjta në këtë garë. Por, nëse duhettë veçojë një ekip, atëherë mund të them se Sllovenia është më e vështira. Ne nuk guxojmë të humbasim pikë ndaj ekipeve tjera nëse dëshirojmë të luftojmë për vend të parë në grup me Slloveninë. Pikërisht për këtë, duhet të jemi në formë të mirë nesër dhe të marrim pikët e rëndësishme për ekipin”, ka shtuar ndër të tjera Limnios, që pritet të jetë startues në ndeshjen e nesërme, që zhvillohet nga ora 20:45 në Athinë.

Greqia deri tash ka shënuar 2 fitore dhe 1 barazim në grup. Helenët kanë mposhtur Kosovën në Prishtinë 1-2. /Lajmi.net/ 

Lajme33 minutes ago

Zhurnal: Studentët e USHT-së në presion nga profesorët universitar të BDI-së: frikësohen ta përshëndesin provimin e jurisprudencës në shqip?!

Lajme55 minutes ago

Orhan Ibrahimi: Shëmtuesit e lirisë, barazisë dhe demokracisë, larg studentëve!

Maqedoni58 minutes ago

194 km/h aty ku lejohen 80! Arrestohet shoferi i Rolls-Royce në autostradën Tetovë–Gostivar

Ndryshe60 minutes ago

Imer Ziberi, shqiptari nga Tetova që kandidon për Këshillin Komunal në Ptuj të Sllovenisë: “Dua të jem zëri i shqiptarëve”

Shqipëri1 hour ago

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Lajme2 hours ago

Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne

Maqedoni3 hours ago

Shkrumbohet plotësisht një shtëpi në Zelenikovë, pronari tentoi ta shuante zjarrin vetë.

Shqipëri4 hours ago

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Bota4 hours ago

Çfarë Egjipti i ofron Saudisë në luftën kundër huthinjve?

Lajme5 hours ago

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Maqedoni5 hours ago

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë.

Bota6 hours ago

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

NA NDIQ NË FACEBOOK