Connect with us

Kosovë

Dimal Basha i bërtet Driton Selmanajt: Mshile ti gojën

Publikuar

Zv.kryeministri Driton Selmanaj ka bërë shaka me Mefail Bajqinovcin, i cili kohë më parë kishte bërë një gafë skandaloze, duke ia shkruajtur mbishkrimin e një fotografie me Rifat Jasharin, si fotografi me Adem Jasharin.

Për këtë, Driton Selmanaj ka ironiuzar me Bajqinovcin, duke i thënë se ‘e respekton prej se ka foto me Adem Jasharin’.

Por për këtë, ka reaguar Dimal Basha i VV-së. Mirëpo në momentin kur fliste, ai i bërtet Driton Selmanajt:

“Mshile ti, ai s’duhet me kanë as në gojën tane. Paramendo cfarë palaco duhet me kanë, me ba hajgare me një figurë si Adem Jashari”, ka thënë Basha.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK