Sport
Diego Maradona mbrohet nga koronavirusi me një maskë unike, bëhet virale në internet

Një nga rregullat që shumë studiues e krahasojnë dhe me vaksinën e koronavirusit është maska, e cila në shumë vende është e detyrueshme.
Dhe nisur nga kjo ajo është bërë si aksesor dhe në shumë raste ato kanë qenë shumë të veçanta siç është dhe rasti i ish-kampionit argjentinas Maradona.
Trajneri i Gimnasia është shfaqur në ndeshjen miqësore me San Lorenzo me një maskë transparente e cila ngjante më shumë si një kaskë.
Kjo paraqitje e tij tërhoqi vëmendjen e shumë media të cilët publikuan foto e mëposhtme.
Në fakt duke marrë parasysh dhe moshën e tij Maradona siç duket ka vendosur që të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme. /Lajmi.net/























