Connect with us

Sport

Deulofeu: Messi është i shkëlqyer, por Ronaldinho është më i miri

Publikuar

Deulofeu ka folur lidhur me gjashtë herë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, por edhe për brazilianin Ronaldinho.

Ish anësori i Barcelonës beson se Messi është në një nivle të mrekullueshëm, por Ronaldinho është më i miri.

“Për mua, Ronaldinho është lojtari më i mirë në histori. E kam takuar atë, shkohja të shihja shumë ndeshje në ‘Camp Nou’ dhe ai ulej pranë meje. Ishte eksperiencë fantastike”, ka thënë Deulofeu, transmeton lajmi.net.

“Messi është i mrekullueshëm po ashtu. Më pëlqen shumë. Kam luajtur me të për gjashtë muaj dhe ai është person i mirë, lojtar i madh. E gjithë bota e di për Messin”, shtoi spanjolli.

Deulofeu pati dy aventura me Barcelonën gjatë karrierës së tij, por dështoi të bënte shumë me fanellën e katalanëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK