Connect with us

Sport

Dështimi i Man Utd në transferime, 1.5 miliardë euro të shpenzuara që nga viti 2014

Publikuar

Por sa prej tyre mund të konsiderohen një sukses? Edinson Cavani është një emër i madh që mbërrin në ‘Old Trafford’, por natyra e mbërritjes së tij përmbledh problemet që klubi po kalon.

Djajtë e Kuq mund të kenë arritur të marrin një lojtar me emër të madh në orët e fundit të merkatos, por a do të jetë një tjetër dështim i Ed Woodward i cili gjithashtu përfshin të tjerët si Morgan Schneiderlin, Memphis Depay , Marouane Fellaini, Matteo Darmian, Ander Herrera, Radamel Falcao, Angel Di Maria, Alexis Sanchez, Bastian Schweinsteiger dhe Romelu Lukaku duke u shitur për më pak sesa ishin blerë.

Ardhja në janar e Bruno Fernandes është pothuajse i vetmi deri tani që deri diku ka shkëlqyer dhe është konsideruar si një nga goditjet më të mira të bërë nga United viteve të fundit.

Zëvendës-presidenti ekzekutiv Woodward deri tani është shndërruar në figurën më të kritikuar në Premierligë. Tifozët kanë shkuar aq larg sa ta kërcënojnë edhe me jetë… ndoshta me të drejtë, pasi Manchester United ka humbur shkëlqimin e një klubi të madh, falë edhe punës katastrofale në tregun e transferimeve. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK