Kosovë
Deputetja e PDK-së e sulmon ashpër Driton Selmanajn, ai shkulet së qeshuri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi Dragusha, ka folur në seancën e Kuvendit që i dedikohet 100 ditëshit të Qeverisë Hoti. Por, ajo specifikisht është marrë me zv.kryeministrin Driton Selmanaj.
“Selmanaj ishte shumë aktiv si deputet, shumë aktiv në shoqëri civile, por si duket mbeti pa punë si zv.kryeministër,” tha ajo, ndërsa Selmanaj që ndodhej pas saj në foltore u duk derisa e shkundte trupin duke qeshur.
Më pas, Driton Selmanaj mori vetë fjalën për të folur lidhur me çështjen, raporton Periskopi.
“Më shumë veç për sqarim, sepse dje, edhe një paradoks tjetër… ka mungesë të njohurive elementare të parlamentarizmit (nga ana e deputetëve). Unë jam personi i autorizuar nga Qeveria për të marrë pjesë në trupat e Kuvendit. Vërtetë mund nganjëherë t’iu mirëkuptoj, por standardet e reja janë të kuptueshme. E për punë, kam frikë se nëse ta sjell raportin, s’ki me mujtë kurrë me e lexu.” – tha ai.
Më pas, deputetja e ka konsideruar si arrogant z.Selmanaj. /Periskopi




















