Kosovë
Deputeti Rudi: Avdullah Hotin po e sulmojnë ata (PDK/VV) që e shanin Ibrahim Rugovën

Edhe deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka folur sot në seancën për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti.
Ai ka pasur vetëm fjalë të mira për këtë qeveri, të drejtuar nga Avdullah Hoti, duke thënë se ajo shquhet nga “profesionalizmi” edhe pse në Kuvend nuk ka shumë deputetë.
Pas kritikave nga ana e deputetëve të VV-së dhe PDK-së, deputeti Rudi ka thënë që “Hotin po e shajnë ata që dikur e shanin presidentin Historik, Ibrahim Rugovën”, përcjell Periskopi.
Rudi ka sulmuar edhe kryetaren e Kuvendit, znj.Vjosa Osmani, duke thënë se është për keqardhje që korit të opozitarëve po iu bashkohen edhe anëtarë të LDK-së.
Deputeti që ka mbetur në karrocë shkaku i një atentati përmendi indirekt Rexhep Selimin, për të cilin besohet që ishte larguar nga AAK-ja për shkak të koalicionit në vitin 2004 me LDK-në e Ibrahim Rugovës. /Periskopi






















