Kosovë
Deputetët e AAK’së krenohen se shkuan të parët në Kuvend

Kuvendi Kosovës sot mban seancë në të cilën pritet që për herë të shtatë të hedhet në votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Të parët që kanë arritë në Kuvendin e Kosovës janë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Se kanë shkuar të parët ka lajmëruar faqja zyrtare e AAK’së në Facebook.
Ky projektligj ka sjellë debate të ashpra në mes të deputetëve të koalicionit dhe atyre të opozitës, ndërsa këta të fundit janë shprehur vazhdimisht kundër tij, anipse në rrethana çfarë ndodhet Kosova, nevoja e rimëkëmbjes ekonomike është e domosdoshme.






















