Connect with us

Kosovë

Deputet Bajqinovci nga VV bën përgjegjës Avdullah Hotin për zhdukjen e 2 milionëve

Publikuar

Deputeti i Vetëvendosjes me emrin Mefail Bajqinovci ka bërë një status në profilin e tij ku ka bërë përgjegjës kryeministrin Hoti për avullimin e dyshuar të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. 

Bajqinovci ka akuzuar Hotin për “ndërhyrje në drejtësi e siguri” ndërsa nuk ka hezituar ta përmend edhe të arrestuarin për korrupsion nga LDK-ja, Haki Rugovën.

“Ku po don me paraqitë këtë rast? Kush do ta hetojë këtë rast? Jo, Haki Rugova dhe klani i tij, të lutem.” – ka shkruar Bajqinovci, përcjell Periskopi.

Ministria e Financave, që drejtohet nga LDK, përmes një konference për media ka raportuar se njëri nga dy të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare në këtë rast tashmë është arrestuar dhe tjetri është identifikuar.

Një pjesë e këtyre mjeteve dyshohet se janë alokuar jashtë vendit.

Periskopi do t’ju mbajë më se të informuar për rastin.

Ndërkohë, ky është statusi i deputetit: 

Avdullah Hotit, në pikë të ditës po i avullohen mbi një milionë euro nga thesari i shtetit, këto janë para të qytetarëve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër po ndërhyni në drejtësi dhe siguri.
Nuk e di a guxojnë prokuroria dhe policia t’a hetojnë rastin sepse i goditni me shpat.
Ku po don me paraqitë kētë rast? Kush do ta hetoj kētë rast. Jo, Haki Rugova dhe klani i tij, të lutem.

NA NDIQ NË FACEBOOK