Kosovë
Dëmtohet gypi, banorët e lagjes “Bregu i Diellit” mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se nga ora 17:45 banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm, për shkak të dëmtimit të një gypi.
Sipas njoftimit të KRU Prishtina, dëmtimi është shkaktuar nga kontraktorët e KEDS-it.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 17 e 45, mbetet zona qendër e lagjes në fjalë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit. Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit. Kërkojmë mirëkuptim!”.























