Connect with us

Sport

Deklarata e Mezanit pas fitores ndaj Arbërisë

Publikuar

Me këtë fitore ka mbetur i kënaqur kryetrajneri i kësaj skuadre Gentjan Mezani, i cili pas ndeshjes theksoi se kjo fitore u’a shton moralin dhe besimin futbollistëve të tij.

“Duhet t’i kënaqemi kësaj fitore sepse kemi arritur të gjejmë rrugën drejt golit, një problem i cili na është shfaqur këtë edicion. Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësuese shpërdorimi i rasteve të shumta dhe shpenzimi i energjisë para portës. Kundërshtari na vuri në vështirësi, pasi që ka një skuadër cilësore, ndaj edhe duhet t’i gëzohemi kësaj fitore ndaj një kundërshtari si Arbëria, pasi që na shton moralin dhe besimin“, deklaroi fillimisht Mezani.

Tekniku vlonjat ka folur edhe për reagimet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes në disa situata, teksa theksoi se ishte pjesë e nervozës së akumuluar prej kohësh.

“Është e natyrshme se kur të akumulohet nervozizmi edhe shpërthen. Sot ndoshta u shfaq më tepër, mirëpo e rëndësishme ishte që fituam ndeshjen dhe për këtë meritën e kanë lojtarët, të cilët treguan karakter për ta rikthyer rezultatin“, ka përfunduar Mezani.

Me këtë fitore tashmë skuadra e Gentjan Mezanit ngjitet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me tetë pikë, aq sa ka edhe Arbëria e cila ndodhet një pozitë më lartë.

NA NDIQ NË FACEBOOK