Sport
Deklarata e Challandes pas humbjes nga Maqedonia

Challandes e pranon që pjesa e parë ishte më e mirë, por në të dytën gjërat ndryshuan.
”Pranuam gola të lehtë. Ishim të pafat në golin e parë që pësuam. Por unë duhet të jetoj me këtë situatë. Goli i dytë ishte një ndërprerje shumë e mirë nga kundërshtari, një gol që ndodh në futboll. Pjesa e parë ishte e mirë, kemi luajtur futboll, kemi luftuar sepse ishte një ndeshje shumë e fortë. 2:1 pas pjesës së parë ishte një problem. Në pjesën e dytë u munduam të provokonim kundërshtarin, anën defanzive me tepër sulmues, por nuk ishte e duhura. Kemi humbur në organizimin e lojës. Ky ishte një defekt që na solli humbjen, i dhamë mundësinë Maqedonisë të na sulmonte në kundërsulme. Maqedonia ka luajtur më mirë se Kosova”.
”Në pjesën e parë luajtën siç kërkova unë, edhepse nuk isha i kënaqur nga rezultati. Jam i kënaqur nga 45 minutat e para, por jo nga lëvizjet në zonë. Aksioni ndoshta ishte perfekt, por krosimet ishin jo të mira. Mbrojtësit kanë luajtur shumë mirë ndaj sulmuesit tonë. Në të dytën, huqëm krejt. E marrë përgjegjësinë për këtë humbje”, potencoi Challandes. /Lajmi.net/






















