Connect with us

Sport

Debutoi me barazim, Klodian Duro shprehet i kënaqur

Publikuar

Trepça ’89 dhe Feronikeli janë ndarë në paqe duke luajtur pa gola 0-0.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i ‘Niklit’, Klodian Duro, për të cilin ishte ndeshja e parë në Superligën e Kosovës.

“Jam i kënaqur gjithçka që kam gjetur në futbollin kosovar. Kërkonim maksimumin që ta fitonim këtë ndeshje që të rikthenim një atmosferë akoma më të mirë psikologjike. Jam i kënaqur nga atë se çfarë treguan futbollistët tanë në këtë ndeshje. Kur kërkon të fitosh ndeshjen normalisht që rrezikon edhe të pësosh gol, është për t’u përgëzuar edhe Trepca ‘89, pasi që nuk u shpërbe në fushën e lojës, por qëndroi taktikisht shumë mirë.

Jam i kënaqur nga gjendja e mire fizike që kam gjetur skuadrën. Jemi munduar të rikthejmë formën e futbollistëve pas pushimit, pasi që është një ngarkesë e madhe të luash në çdo të treten ditë. Mendoj që në ndeshjet e radhës të jemi me preciz para protës dhe të arrijmë te fitoret”, ka thënë Duro. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK