Connect with us

Sport

Davis pas triumfit: Që nga tragjedia e Kobe Bryant, krejt çfarë donim ishte ta fitonim titullin për të

Publikuar

Los Angeles Lakers kanë mposhtur skuadrën e Miami Heat me rezultatin 4:2 në ndeshje, për të fituar titullin e kampionit të NBA.

Ky titull i është dedikuar legjendës së Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, i cili më herët gjatë këtij viti ndërroi jetë, si pasojë e një aksidenti kur ai ishte duke udhëtuar me helikopter.

Kobe nuk mund të mos kujtohej nga Anthony Davis, me këtë të fundit që thoshte se që nga dita e tragjedisë, e gjithë skuadra donte titullin për Kobe.

“Që kur ndodhi tragjedia, krejt çfarë ne donim ishte ta bënim për të dhe nu nuk e lam atë poshtë. Do të ishte e shkëlqyer po ta bënim ndeshjen e kaluar, me fanellën e dizejnuar nga ai, por ajo na shtyu të jemi edhe më agresivë, më të fuqishëm në të dy fundet e parketit”, ka thënë Davis, transmeton lajmi.net.

“E di se ai na sheh nga lartë, krenar për ne. E di se Vanessa Bryant është krenare me ne. Do të thotë shumë për ne. Është moment i vështirë. Ai ishte vëlla i madh për të gjithë ne. E bëmë këtë për të”, ka shtuar AD.

Titulli i 17-të i Los Angeles Lakers do të mbetet gjithmonë i dedikuar për Kobe Bryant. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK