Connect with us

Sport

Daku në formë të shkëlqyer, ka shënuar i vetëm më shumë gola se gjitha skuadrat e Superligës

Publikuar

Sulmuesi i Ballkanit po kalon formën jetësore, pasi pas shtatë xhirosh ka arritur të shënojë 14 gola.

Daku dy golat e fundit i ka arritur në fitoren që Ballkani regjistroi ndaj Dritës, me rezultat 2:0.

Fakt interesant është se asnjë skuadër këtë sezon në Premierligë, nuk ka shënuar gola më shumë se Mirlind Daku.

Prishtina, Arbëria dhe Feronikeli numërojnë nga dhjetë gola këtë sezon, shkruan lajmi.net.

FC Besa numëron shtatë gola, Drita 6, Drenica 5, Gjilani 4.

Në fund renditen Trepça ’89 dhe Llapi renditen në fund me nga tri gola.

Mirlind Daku: 14 gola
Prishtina: 10 gola
Arbëria: 10 gola
Feronikeli: 10 gola
FC Besa: 7 gola
FC Drita: 6 gola
Drenica: 5 gola
Gjilani: 4 gola
Trepça ’89: 3 gola
Llapi: 3 gola

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK